Përndiqte një vajzë dhe në telefon i dërgonte mesazhe kërcënuese, arrestohet 34-vjeçari

Jan 26, 2022 | 9:35
SHPËRNDAJE

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës, pasi akuzohet se përndiqte një vajzë 29-vjeçare. Sipas policisë, djali me iniciale L.S i dërgonte vazhdimisht në telefon edhe mesazhe kërcënuese.

mesazhe

“Përndiqte një 29-vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme dhe e kërcënonte me mesazhe në telefon,  arrestohet në flagrancë nga Policia 34 vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. S., 34 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ka kërcënuar e shantazhuar nëpërmjet mesazheve dhe ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 29- vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme”, thuhet ne njoftimin e policise.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura