Përndiqte minorenen, arrestohet 28- vjeçari

May 4, 2016 | 12:30
SHPËRNDAJE

Policia e Kuçovës ka arrestuar një 28-vjeçar pasi akuzohet se prej kohësh përndiqte një minorene.

pranga irainain

Burime nga policia bëjnë me dije se është ndaluar Mateo Mara, banues në Kuçovë.

Ai dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur duke e kërcënuar dhe ofenduar 17-vjeçaren me iniciale S.M, thuhet ne komunikate.

Ndaj minorenes u plotësua kërkesë – padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, ndërsa mbi Marën rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura