Përmes saj nis një sulm/ Si do t’ia dorëzojë sot Donald Trump ‘çantën bërthamore’ Joe Biden-it?

Jan 20, 2021 | 14:07
SHPËRNDAJE

D0A87F61-84AD-4F9D-BFD8-DE5656656F13_w1023_r1_s

Dorëzimi i kësaj çante të zezë që shihni në foton më lart është një përgjegjësi që i ka kaluar çdo presidenti, që prej kohës së John F Kennedy, kujdestaria e të ashtuquajturit “top futbolli bërthamor”.

Ajo dorëzohet ditën e inaugurimit të presidentëve të rinj nga paraardhësi i tyre.

Por pyetja që shtrohet sot, duke pasur parasysh vendimin gati të pashembullt të Donald Trump për të mos e takuar Joe Biden ose për të marrë pjesë në betimin e tij, është çfarë do të ndodhë me “topin e futbollit bërthamor”?, shkruan “The Guardian”.

3000

Presidenti Donald Trump nuk do të jetë i pranishëm të Mërkurën në inaugurimin e pasardhësit të tij Joe Biden, por sipas  CNN, mungesa e tij do të ketë pak ndikim në atë që mund të jetë një nga momentet më të rëndësishme të Ditës së Inaugurimit, dorëzimin e “topit të futbollit bërthamor”.

“Topi i futbollit”, përmban pajisjet që Trump do të përdorte për të nisur një sulm bërthamor, dhe mbahet nga një ndihmës ushtarak i cili shoqëron Presidentin në çdo kohë – deri në sekondën që ai lë zyrtarisht detyrën në 20 Janar.

Zakonisht, do duhej që t’i dorëzohej një ndihmësi tjetër ushtarak që qëndronte në, ose afër stendës së inaugurimit ndërsa Biden bën betimin e tij.

Por të Mërkurën, ky shkëmbim do të ndodhë pak më ndryshe pasi Trump aktualisht pritet të largohet nga Uashingtoni, për në Florida përpara ceremonisë së inaugurimit të Biden.

“Ndërsa ky proces do të ndodhë pak më ndryshe se sa vitet e kaluara, ekzistojnë masa mbrojtëse për të siguruar një tranzicion pa ndërprerje të kontrollit bërthamor nga një president tek tjetri, pavarësisht nga rrethanat”, sipas Stephen Schwartz, nga Buletini i Shkencëtarëve Atomikë.

4000

Shpjegimi për butonin bërthamor, sipas Zerit te Amerikes

“Secili vend me armë bërthamore ka sistemin e vet për fillimin e një sulmi bërthamor. Megjithatë, gjithçka varet nga udhëheqësi i qeverisë, pra nga konfirmimi prej tij i identitetit të vet para se të autorizojë një sulm të tillë.

Në SHBA, autorizimi i një sulmi bërthamor është një proces i fshehtë dhe i ndërlikuar. Ai përfshin përdorimin e një të ashquajturit “top futbolli” bërthamor.

Fjala është për një çantë 23 kilogramëshe që mbahet me rotacion nga një grup oficerësh, të cilët shoqërojnë presidentin kudo që shkon. Çanta ka brenda pajisje komunikimi dhe një manual që përfshin planet e luftës. Manuali ka një listë objektesh, të cilat mund të vihen në shënjestër nga të 900 armët bërthamore që posedon ushtria amerikane.

Nëse Presidenti Trump jep urdhër për një sulm bërthamor, ai duhet që së pari të identifikojë veten me anë të disa kodeve të regjistruara në një kartë, që quhet “biskotë” dhe që presidenti e mban me vete në çdo kohë.

Presidenti ia transmeton urdhrin Pentagonit, që ndodhet pranë Uashingtonit si dhe Komandës Strategjike në shtetin e Nebraskës.

Për të autorizuar një sulm bërthamor, Presidenti nuk kërkon miratimin e askujt tjetër, as të Kongresit dhe as të forcave të armatosura”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura