Përmbytjet, shënohet viktima e parë në Vlorë. Situatë kaotike në të gjithë vendin (FOTO & VIDEO)

Oct 11, 2015 | 15:21
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Situatë kaotike në të gjithë vendin nga përmbytjet për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë nisur 24 orët e fundit. Disa akse rrugore janë të pakalueshme. Problematike janë një numër i madh qytetesh në jug të vendit. Mes tyre kritike sot paraqitet situata në Vlorë e Fier ku në ndihmë të policisë atje janë nisur edhe Delta Force.

Situata ne Lezhe

#VIDEO – Përmbytje në Lezhë, uji vërshon nëpër rrugë

Posted by Gazeta Panorama Online (live updates) on Sunday, 11 October 2015

Përmbytjet e djeshme kanë shkaktuar viktimën e parë në qytetin e Vlorës teksa qindra banesa dhe biznese janë nën pushtetin e ujit.

Sipas burimeve zyrtare, mësohet se një shtetas 50-vjeçar është gjetur i pajetë pasi u rrëmbye nga rrjedha e përroit mbrëmjen e së shtunës. Raportohet se viktima, Luan Qarri, roje në një subjekt privat, po kthehej nga puna me makinë, e cila është gjetur pak metra larg vendit të ngjarjes.

Kryebashkiaku Dritan Leli tha se është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

SITUTATA NË GJITHË VENDIN:

Vlora e permbytur sot
Vlora e permbytur sot
Permbytje ne Vlore
Permbytje ne Vlore

***
TIRANË

Edhe disa rrugë të kryeqytetit u përmbytën për shkak të nivelit të lartë të ujit nga reshjet e shumta që ranë gjatë natës dhe paradites së sotme.  Problematike, si gjithmonë në rast shirash, zona e “Don Boskos” ku rrugët u bllokuan nga uji.

Don Bosko, Tirane
Don Bosko, Tirane

12108904_491972837630291_8672757218933182774_n
12115860_491972800963628_297850221016780090_n
“Rruga Tirane Elbasan ne IBE po bllokohet, ka renie shkembinjsh dhe masive guri dhe eshte e pakalueshnme mjetet te kalojne per ne Elbasan nga autostrada deri sa te hapet”,- njofton Policia.

Rruga ne Ibe, bllokohet Tirane-Elbasan
Rruga ne Ibe, bllokohet Tirane-Elbasan

DURRËS

Situatë problematike gjatë natës edhe në qytetin e Durrësit, ku uji raportohet se në zonën e Shkozetit dhe ish-Kënetës ka pasur probleme me qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Durres
Durres

FIER

Situatë kritike në Fier, ku policia ka marrë masa për avakuimin e banorëve të rrezikuar. Reshjet e dendura të shiut kanë rinisur sërish rreth orës 14:30. Gjatë 24 orëve të mëparshme, ato kanë bërë që lumi Gjanicë të dalë nga shtrati. Këtë herë Gjanica ka prurjet më të mëdha, duke sjellë një përmbytje të të gjithë zonës rreth saj dhe në disa lagje të qytetit.

Nuk dihet saktësisht sa është numri i banesave dhe bizneseve të përmbytura, por sipas një llogarie të thjeshtë, mbi 250 objekte jane nën pushtetin e ujit. Ujërat i janë afruar pedonales së qytetit çka paralajmëron rrezik për përmbytjen e gjithë qytetit të Fierit, nëse rrjeshjet vazhdojnë.

Permbytje ne Fier
Permbytje ne Fier

Lumi ka dalë deri në unazën e qytetit, duke shkaktuar paralizim të qarkullimit të automjeteve për në Vlorë e Orikum.

Permbytje ne Fier
Permbytje ne Fier

Shtabi i Emergjencës tregon se ka qënë në kontakt me kolegët e Gjirokastrës, Ballshit dhe kanë  ngritur qysh një ditë më parë grupe pune për të ndjekur nga afër prurjet e Gjanicës në 24 orë. Banorët dhe pronarët e lokaleve që zakonisht përmbyten nga fryrja e lumit janë njoftuar dhe kanë larguar orenditë nga banesat.

Permbytje ne Fier
Permbytje ne Fier
Permbytje ne Fier
Permbytje ne Fier

GJIROKASTËR

Rreth 600 banorë të fshatrave të ish-komunës Picar janë izoluar për gati 10 orë si pasojë e shembjes së urës që lidh tre fshatrat Picar-­ Golem- Kolonjë. Sipas kryetarit të Këshillit të Qarkut Armand Hila po merren masa për zgjidhjen e situatës duke bërë një rimbushje provizore të pjesës së shembur.

Në qarkun e Gjirokastrës situata paraqitet problematike edhe në akset rurale të 7 bashkive të këtij qarku, konkretisht në segmentet ku lidhen zonat Sopik-­ Skore (Gjirokaster), Frashër-­Piskovë­- Ballaban(Permet) , Tepelenë­- Progonat-­ Benç dhe në kthesën e Memaliaj.

LEZHË

Probleme raportohen edhe në Lezhë. Disa lagje, si “Skenderbeg” dhe ajo e zones se spitalit jane nen pushtetin e ujit prej disa orësh.

Reshjet e shiut ne Lezhe
Reshjet e shiut ne Lezhe

lezhe
SKRAPAR

Shirat e rrëmbyeshëm dëmtojnë Ujësjellësin e qytetit, sitemin e kanalizimëve si dhe kanë sjellë bllokimin e rrugëve. Korespondentët bëjnë të ditur se ujratë e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar edhe rrugët e qytetit si dhe një këmbëz e urës më të vjetër e shpallur monument kulture, të Kasabashit.

Burime nga Drejtoria e rrugëve bëjnë të ditur se nga shirat është bllokuar dhe rruga Skrapar-Potom, ku janë izoluar 8 fshatrat e kësaj komune. Madje ujërat e rrëmbyeshëm kanë shëmbur dhe muret rrethues të shkollës ‘’Zylyftar Veleshnja’’. Prefektura bën të ditur se grupet e punës po punojnë për të rikthyer ujsjellësin e qytetit në punë, pasi kanë mbetur pa ujë të pijshëm familjet e qytetit të Çorovodës.

Edhe në Lushnje raportohen për përmbytje të rrugëve të qytetit dhe zonave përreth.

Permbytje ne lagjen Kombinat, Berat
Permbytje ne lagjen Kombinat, Berat

Përmbytje edhe në Ersekë, raportohet se qyteti është izoluar pasi ka dalë nga shtrati një përrrua dhe është përmbytur gjithë rruga në hyrje të qytetit. Gazetarjs e “Panorama” saktëson se inertet janë në 2 metra lartësi që janë sjellë deri në rrugën kryesore. Ujëslejllësi ka dalë jashtë funksioni dhe ka ndërprterje të ujit dhe energjisë elektrike sepse janë rrëzuar shtyllat e tensionit nga era e fortë. Deri tani raportohet se në Ersekë janë përmbytur 500 krerë bagëti.

Erseke, bagetite te mbuluara nga  balta
Erseke, bagetite te mbuluara nga balta
Erseke, sot
Erseke, sot

600 banorë të Kolonjës dhe Golemit janë bllokuar

Pogradeci, qyteti ka inerte të shumta dhe po punohet për pastrimin e tyre.

Fusha e Korçës, komplet e përmytur.

RRUGA E KOMBIT

Në disa segmente të rrugës Kalimash-Kukës-Morinë, ka pasur rënie gurësh dhe dherash duke vështirësuar edhe më shumë qarkullimin. Kompania që mirëmban rrugën dhe ekspertët u bëjnë apel udhëtarëve që të kenë kujdes.

VLORË

Edhe në Vlorë stuhitë dhe përmbytjet kanë shkaktuar një situatë shumë të vështirë. Bëhet me dije se uji i ka kaluar disa centimetra në rrugë. Problematike është zona e Skelës, ku uji ka hyrë në disa biznese dhe dhjetra banesa.

Pediatria ne Vlore, foto gazetari E.Mehmeti
Pediatria ne Vlore, foto gazetari E.Mehmeti
Pediatria ne Vlore, foto gazetari E.Mehmeti
Pediatria ne Vlore, foto gazetari E.Mehmeti
Pediatria ne Vlore, foto gazetari E.Mehmeti
Pediatria ne Vlore, foto gazetari E.Mehmeti

Permbytje ne Vlore, foto BW

Permbytje ne Vlore

Policia rajonale ka dalë me një deklaratë zyrtare ku tregon gjendjen e qytetit nga përmbytjet.

Sipas njoftimit, më datë 10-11.10.2015, si pasoje e reshjeve te dendura dhe te penderprera gjate pasdites se djeshme dhe nates se sotme janë shkaktuar përmbytje ne pjesen me te madhe te qytetit. Si rezultat i reshjeve jane permbytur lagjet “24 Maji”; “Pavaresia”; dhe “15 Tetori”.

Evakuimet

Permbytje ne Vlore
Permbytje ne Vlore

Policia ka marrë masa per evakuimin e 8 familjeve me rreth 25 persona nga shtepite qe jane permbytur ne keto lagje, ku 3 prej tyre jane derguar ne Spitalin Rajonal per trajtim mjekesor.

Gjithashtu bejme me dije se ne disa rrugë te qytetit, si “10 Korriku”;, qarkullohet me veshtiresi dhe se disa  prej segmenteve qe lidhin qytetin e Vlores me Fierin, Orikumin dhe fshatrat perreth jane te pakalueshme si rezultat i inerteve te shkaktuara nga shirat e rrembyeshem. Eshte raportuar vetem per disa krere bagetish te ngordhura.

Ne Vlore
Ne Vlore
Rreshqitje dherash
Rreshqitje dherash

GRAMSH

Katër komuna të bllokuara, ku kanë mbetur të izoluar 3 autobusë të linjave. Në Grabovë, përroi ka përmbytur një fermë me bagëti, ku raportohet se ka mbi 35 krerë të përmbytur. Flitet edhe për mungesë të energjisë elektrike edhe brenda qytetit. Është ngritur Shtabi i Emergjencave Civile.

Gramsh, sot
Gramsh, sot
Gramsh
Gramsh

SARANDË

Ne qytetin e Sarandes dhe Delvines nuk ka pasur reshje shiu dhe situata paraqitet e qete. Te gjitha sherbimet e Policise jane ne gatishmeri per permabllimim e situates si dhe jane ngritur shtabe emergjence.

BERAT

Gjatë natës ujërat e lumit Osum kanë dalë nga shtrati dhe kanë vërshuar në drejtim të lagjeve të qytetit.
Janë përmbytur lagjet ‘’30 vjetori’’ ‘’Çlirimi’’ qëndra e qytetit, e cila ende ndodhen ujrat e balta e krijuar nga përmbytjet, një numët i madh banesash, në zonën e komunës Kutallisë, Poshnjes, Mbrakullës etj.

Në ndihmë të banorëve kanë shkuar reparti zjarrfikës të Beratit, Kuçovës dhe Skraparit.

Gjendja më e rënduar ka qënë në lagjen Çelepias dhe “30 vjetori”, ku janë përmbytur 23 banesa në këto dy lagje dhe në periferi të qytetit.

Ne Berat
Ne Berat

Pritet që situata të përkeqësohet nëse shirat rinisin.

Rreshqitje dherash
Rreshqitje dherash
Ministri Edmond Panariti inspektim hidrovoreve dhe kanaleve kulluese

Situate kritike ne Vlore ! Gjendja e rrugeve te permbytura neper qytet .

Posted by Welcome To Vlora – Albania on Saturday, October 10, 2015

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura