Bashkia Vlorë u ka bërë thirrjeve banorëve që banojnë pranë lumit të Izvorit të marrin masa pasi reshjet e shiut do të vijojnë dhe rrezikohen të përmbyten gjatë natës.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, bashkia u bënë thirrje banorëve që jetojnë në zonën e Izvorit.
Apeli i bashkië
Në zonën e Dukat-Orikumit të gjitha familjet të cilat kanë banesat afër lumit te Izvorit, të marrin masat për largimin e bagëtive dhe largimin nga banesat pasi rreshjet do të vazhdojnë. Ju lutemi të merrni masat për çdo situat e pazakont që mund të shkaktohet nga rreshjet dhe sidomos banesat në afërsi të lumit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al