Përmbytjet në Gjermani e Belgjikë, Ministria e Jashtme: Nuk është prekur asnjë shqiptar deri më tani, kemi vënë në dispozicion…

Jul 16, 2021 | 11:46
SHPËRNDAJE

permbytje-gjermani

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për përmbytjet që kanë shkaktuar mbi 90 viktima dhe shkatërrime në Gjermani, Belgjikë, Holandë e Zvicër.

Sipas Ministrisë, deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të prekur nga situata e motit të keq.

Ministria e Jashtme dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase si dhe kanë vendosur në dispozicion numrat e ambasadave shqiptare në këto shtete për çdo emergjencë.

Postimi i plotë i Ministrisë së Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e përmbytjeve në Evropën Perëndimore, ku deri më tani janë raportuar humbje të mëdha jete në Gjermani dhe Belgjikë dhe ka pasur dëme materiale në Holandë, Luksemburg dhe Zvicër.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në këto vende janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase.

Deri më tani, bazuar në informacionet që përditësohen orë pas ore nuk ka asnjë raportim për shtetas shqiptarë të prekur nga kjo situatë e motit të keq.

Për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, Belgjikë, Holandë, Zvicër dhe Luksemburg lutemi të kontaktoni me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në numrat e emergjencës si më poshtë:

Ambasada e RSH-së në Berlin:.    +49 174 861 9587

Ambasada e RSH-së në Belgjikë:  +32 485 401 237

Ambasada e RSH-së në Holandë: +31 616 275 159

Ambasada e RSH-së në Zvicër:     +41 774 099 729

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura