Përmbytjet/ Meta: Dëmet arrijnë në qindra milionë euro, qeveria ishte inekzistente, të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe të dëmshpërblejë qytetarët

Nov 22, 2022 | 13:52
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se ka vepruar me vonesë pasi situata kishte dalë nga kontrolli për shkak të përmbytjeve në fundjavë. Meta kërkoi që qeveria të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe të dëmshpërblehen të gjithë banorët e prekur. Sipas tij, dëmet arrijnë në qindra milionë euro.

Ilir Meta:

Dëmet në qindra milionë euro si për banesat e qytetarëve, pajisjet e orenditë, dëmtimi masiv i të mbjellave të ushqimit të bagëtëive e blegtorisë.

Kjo situatë tregon që qeveria ka qenë inekzistente e veprimet kanë qenë minimale e të vonuara dhe pasi situata kishte dalë nga kontrolli.

KESH më e rënda është që e bleu energjinë më shtrenjtë në momentin kur dihej që do kishte reshje e shet shumë më lirë në bursë në këto momente.

Dështoi sistemi satelitor për të cilin u paguan 1.5 milionë euro për të parashikuar me saktësi motin.

E qartë se kjo situatë rrezikon të përkeqësohet me masa te improvizuara.

E domosdoshme që shpalljan e gjendjes së fatkeqësisë natyrore duhet të bëhet menjëherë se jo vetëm kemi të bëjmë me fatkeqësi natyore por me fatkeqësi nga menaxhimi i kaskadave, që qeveria duhet të dëmshpërbleje qytetarët dhe banorët për dëmet.

Drejtësia të veprojë ndaj drejtuesve të sistemit energjitik për gjithë aktet e tyre të rënda korruptive që kanë cuar në situatë të pakontrolluar të menaxhimit të kaskadës e për mos lajmërimin e autoriteteve vendore e qytetarëve për tu mbrojtur nga përmbytja.

© Panorama.al

Te lidhura