Përmbytjet dramatike në Europë/ Mesazh nga Basha: Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe të gjithë komunitetet e prekura

Jul 16, 2021 | 10:58
SHPËRNDAJE

Kreu i PD Lulzim Basha ka shprehur solidaritet me të prekurit nga përmbytjet në disa shtete të Evropës ku deri më tani janë konfirmuar qindra të vdekur dhe mijëra të zhdukur.

bash

Kryedemokrati thekson se mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe të gjitha komunitetet e prekura nga kjo katastrofë natyrore.

Zemra ime është me viktimat dhe të dashurit e tyre të goditur nga përmbytjet dramatike në Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe të gjithë komunitetet e prekura nga kjo katastrofë natyrore.

Partia Demokratike dhe populli i Shqipërisë qëndron në solidaritet të plotë me dhe në mbështetje për njerëzit dhe autoritetet ndërsa ata punojnë për të shpëtuar jetët dhe për t’u rimëkëmbur nga këto ngjarje tragjike”, deklaron Basha.

basha1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura