Përmbytjet/ Berisha akuza të forta: Kanalet në Vlorë po pastrohen pas përmbytjeve

Dec 7, 2017 | 10:30
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë një denoncim në të cilin shkruan se kanalet kulluese në Vlorë po pastrohen pas përmbytjeve. Po ashtu Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, ku tregon dhe foton e makinave që pastrojnë kanalet.

24899786_914324152061826_6132748024507480136_n 24775241_914324155395159_4176004265440992680_n

Postim i plotë

Si pilati apo pas pas pilafit!

Noriega çdo dite deklaronte: Kete vit u permbytem me pak se pastruam kanalet! E verteta eshte se kete vit permbytjet ishin ne siperfaqe dhe banesa te permbytura, ne ura dhe shkolla e objekte te tjera te shkaterruar 20-100% me te medha kete vit.

Qytetari dixhital dergon fotot e pastrimit por pas permbytjeve te kanaleve ne fshatin Fitore.

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e tij! sb

Prsh Zoti Sali Berisha tashmë bashkia Vlorë ka ndërmarrë aksion x pastrimin e kanaleve kulluese në fshatrat e Novoselës me sakte fshati Fitore me ben përshtypje fakti që duhet të ndodhin njeher përmbytje pastaj të pastrohen kanalet??? Shumë e çuditshme apo jo për mos të folur x 7 milionë euro investime gjoja x panelet e rregullimit të shtratit të lumenjve ajo çfarë kuptoj është që Shqipëria mbytet vetëm me 3 dite shi po nëse shiu do të bie gati 1 jave si I bëhet kjo punë ne u mbytemi me një pikë ujë kshu I bie???????

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura