Përmbysje e frikshme për Shpresat, Bushi: Ne e dominuam lojën, por humbëm sepse…

Mar 23, 2018 | 20:19
SHPËRNDAJE

Shqipëria U-21 ka humbur takimin e luajtur ditën e sotme përballë Sllovakisë U-21 në shifrat 2-3. Edhe pse kuqezinjtë kaluan dy herë në avantazh, në fund ata dolën të humbur nga fusha e lojës.

Trajneri Alban Bushi foli pas ndeshjes në konferencën për shtyp. Sipas tij, Shqipërinë e penalizoi fakti që në këtë takim kishte shumë debutues.

Alban-Bushi-ne-konference-per-shtyp-ne-prag-te-Sllovakise-U21

“Dua të përgëzoj të gjithë çunat për atë që dhanë në fushë nga minuta e parë dhe deri në fund. E dinim që kishim një ekip të fortë, si Sllovakia. U ndëshkuam atëherë kur dhe mendonim se mund ta pësonim. Jam shumë i kënaqur me lojën e ekipit. Nga minuta e parë deri në minutën e 70-të, e kemi dominuar lojën. Kundërshtari ishte i fortë, por mbrojtësit tonë kanë pak minuta në këmbë. Kjo është një Shqipëri që premton, shumë prej tyre mund të shkojnë pa frikë në Kombëtaren A. Për rezultatin më vjen shumë keq, sepse edhe mund të fitonim. Nuk gabuan ata që luajtën për herë të parë, por mendoj se ndikoi lodhja.”

Bardhi, Hakaj dhe Fangaj? “Shumica e lojtarëve e kishin për herë të parë. Mungesat e mëdha ndikuan. Na penalizoi edhe dëmtimi i Malokut. Ky është futbolli, duhet të shohim përpara. Kemi pasur thuajse 10 mungesa, na u dëmtua edhe Krymi në momentet e fundit, që ishte parashikuar titullar. Disa lojtarë që luajtën nuk kanë pasur minutat e duhura në klube. Ndikoi jo pak edhe terreni. Ne morëm një humbje, por kjo nuk do të thotë se luajtëm keq. Ato që duhet të bënim i bëmë më së miri. Sllovakia na luajti vetëm me topa të gjatë, të vjen keq që merr dy gola të tillë.”

“Gabuam në mbrojtje, nuk ishim vendosur mirë. Gjithashtu stonuan edhe qendrat e mbrojtjes. Megjithatë, nuk ka asnjë lloj problemi, ata lojtarë kanë dhënë maksimumin. Kam shumë besim tek ata,”- u shpreh trajneri Bushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura