Përmbysja e anijes në Egjipt, frikë për qindra të mbytur të pagjetur

Sep 22, 2016 | 14:35
SHPËRNDAJE

Të mbijetuarit e një anije e cila u përmbys në brigjet egjiptiane të mërkurën kanë thënë për BBC-në se qindra njerëz mund të jenë mbytur.

Anija mbante rreth 550 emigrantë kur ajo u përmbys 12 km larg bregdetit, thonë ata.

_91336913_bb5629da-0fb4-4469-b64c-42f407186884

Autoritetet kanë shpëtuar deri tani 163 persona dhe gjetën 42 trupa pak larg qytetit port të Rosetta.

Katër trafikantë të dyshuar janë arrestuar, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Ata akuzohen për vrasje të pavullnetshme dhe trafikim të qenieve njerëzore, janë raportuar të kenë thënë zyrtarët gjyqësorë.

Incidenti erdhi pasi agjencia kufitare e BE-së paralajmëroi se një numër në rritje i emigrantëve nga Europa përdorin Egjiptin si një pikë nisje.

OKB-ja thotë se më shumë se 10.000 njerëz kanë vdekur duke kaluar Mesdheun drejt Evropës që nga viti 2014.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura