Përmbyset kamioni, shoferi mbetet i bllokuar brenda në mjet. Ndërhynë policia dhe zjarrfikësja

Sep 24, 2021 | 21:39
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Kozares në Kuçovë. Sipas policisë, një kamion ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

kamion

Për pasojë ka mbetur i bllokuar drejtësi i mjetit dhe për nxjerrjen e tij janë angazhuar zjarrfikësja dhe policia.

“Sot , rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, në vendngjarje po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura