Përlotet Ermonela Jahon në skenë, Teatri Mbretëror në Madrid i bëri një surprizë

Jul 20, 2017 | 17:28
SHPËRNDAJE

Në fund të Madama Butterfly, teksa sopranoja shqiptare bashkë me artistët e tjerë përshëndesnin publikun, orkestra nisi të luajë këngën e ditëlindjes. I kushtohej Ermonela Jahos.

2756c7e49a011160aa1268e4f2dcf016

Sopranoja është emocionuar shumë nga kjo surprizë. Publiku vazhdonte duartrokiste i ngritur në këmbë. Tashmë duartrokitjet nuk ishin vetëm për interpretimin e Cio Cio San, por për këtë artiste të madhe në zë dhe në shpirt që po shkëlqen në skenat botërore me talentin dhe ndjeshmërinë e saj.

Opera e Puçini-t, me Ermonelën në rolin kryesor ka nisur të luhet në Madrid më 27 qershor dhe ka natën finale më 21 korrik. Vlerësimi, edhe këtë herë, ka qenë maksimal për sopranon shqiptare. “Është e vështirë të shohësh një aktore të këndojë kaq mirë dhe një këngëtare të aktrojë kaq mirë, Jaho nderon operën si artin total”, shkruante Elspanol të nesërmen e njërës prej shfaqjeve. shkruan Class

Dhe kjo dashuri e vlerësim e artistëve, publikut, Madridit u shfaq dje në surprizën që iu bë artistes. “Cdo qenie humane e ndjen kur e duan…. Ju falenderoj nga thellesia e zemres sime Madrid…”, shkruante Ermonela në videon e Teatrit Mbretëror.

Para surprizës në skenë, në faqen e tij në Twitter, Teatri kishte uruar në shqip sopranon.

Ermonela është pa dyshim një nga sopranot më të suksesshme të globit aktualisht!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura