Përllogaritjet e superkompjuterit/ PSG dhe Mesi do dështojnë në Champions, Junajtid i Ronaldos 5% shanse. Juventusi jashtë gare

Sep 14, 2021 | 17:43
SHPËRNDAJE

Një superkompjuter ka parashikuar se kampionët e Anglisë, Mançester Siti, do të jetë fitues i Ligës së Kampioneve në këtë sezon. Pasi ka dështuar në sezonin e kaluar, ku u mund në finalen “angleze” përballë Çelsit, skuadra e Pep Guardiolës shihet si favoritja numër një për trofeun e lakmuar. Për habinë e të gjithëve, jashtë listës së favoritëve është skuadra e ëndrrave, PSG-ja.

495441-superkompjuteri-parashikon-fituesin-e-liges-se-kampioneve-pas-hedhjes-se-shortit-per-fazen-e-eliminimit-direkt

Francezët, edhe pse kanë afruar në skuadër Serxho Ramosin, Ashraf Hakimin, Xhanluixhi Donarumën, Xheorxhino Vajnaldumin, por mbi të gjitha lojtarin më të mirë në botë, Leo Mesin, jo vetëm që nuk llogariten si fitues të mundshëm të Ligës së Kampioneve, por ata renditen në vendin e nëntë në listë.

Sipas superkompjuterit “FiveThirtyEight’s”, treshja e frikshme Mesi-Nejmar-Mbape kanë vetëm 4 për qind shanse për të fituar Champions-in, duke qenë poshtë Ajaksit dhe në të njëjtin rang me Lajpcigun, Dortmundin dhe Atletikon.

Ndërkohë që favorite numër një është skuadra e drejtuar nga Guardiola, që e mbylli në vendin e dytë në sezonin e kaluar. Ishte pikërisht Mançester Siti që eliminonte PSG-në në gjysmëfinale për t’u mundur më pas nga Çelsi në finale. Megjithatë, prova e parë do të jetë që në fazën e grupeve, kur Siti dhe PSG-ja janë shortuar së bashku.

JUNAJTID DHE CR7 – Gjasat janë që trofeu i Ligës së Kampioneve të mbetet në ishull, të paktën nëse parashikimet e superkompjuterit do të rezultojnë të sakta. Përjashto Bajernin (favoriti numër dy), në vendin e tretë e të katërt qëndrojnë respektivisht kampionët në fuqi të Çelsit dhe Liverpuli i Jurgen Klopit. Ndërsa Mançester Junajtidit, pavarësisht rikthimit të Kristiano Ronaldos në “Old Trafford”, llogaritë nuk i japin më shumë se 5 për qind shanse për sukses.

Shanset e favoriteve

ITALIANET JASHTË – Në këtë sezon në Champions do të ketë një rikthim të madh në skenë, Milani shtatë herë fitues i këtij trofeu. Por mungesa e gjatë në këtë arenë ka bërë që Milani të mos shihet si favorit (më pak se 1% shanse). Por as Juventusi e Interi nuk janë në rrethin e favoritëve me respektivisht 2 dhe 4% mundësi për triumf.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura