Përleshje mes nxënësve në një shkollë, dyshohet për të shtëna me armë. Flet zëdhënësi i Policisë

Nov 4, 2019 | 10:16
SHPËRNDAJE

perleshje-696x464

Një përleshje mes disa nxënësve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, ka thënë se katër persona janë shoqëruar në polici lidhur me këtë rast.

Ai ka thënë se deri më tani hetuesit nuk kanë gjetur prova se është përdorur armë zjarri.

“Rreth orës 7:00 ka pasur një përleshje mes disa të rinjve, nuk mund të konfirmojë se të cilës shkollë janë, por katër prej nxënësve janë duke intervistuar, një prej tyre është i lënduar lehtë, por jo me armë zjarri ”.

“Është marre informacioni se është përdorur edhe një armë zjarri, por që hetuesit deri më tani nuk kanë gjetur diçka nga arma e zjarrit. Këto janë vetëm të dhënat fillestare, ndërsa për informacione të tjera mund të konfirmohen vetëm pasi të përfundojnë punën hetuesit”, ka deklaruar Zahiti.

Zahiti tutje shtoi se nxënësit janë të shkollës së mesme, por përleshja mes tyre ka ndodhur në njërën prej shkollave fillore./reporteri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura