Një përleshje me thika ka ndodhur sot në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit, pranë një lokali. Korrespondenti i “Panorama.al” raporton se një 36-vjeçar ka plagosur me thika një 50-vjeçar.
Policia bën me dije se konflikti mes dy shtetasve ka ndodhur për motive të dobëta. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, është arrestuar autori i ngjarjes shtetasi F.V.
NJOFTIM
Plagosi me thikë 50 vjecarin, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë vë në pranga 36 vjeçarin.
Më datë 18.01.2022, rreth orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një konflikti për motive të dobta, shtetasi F. V., 36 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Durres, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve.
Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e menjëhershëm te shtetasit F. V.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
© Panorama.al