Përleshje me thika, bëhet për spital shqiptari në Austri

Oct 9, 2015 | 18:38
SHPËRNDAJE

Një përleshje  e dhunshme mes një kosovari 43 vjeçar dhe një refugjati tunizian 25 vjeçar ka përfunduar me therje më thikë diku rreth orës 4.15 min të ditës së premte në një lokal në Klagenfurt të Austrisë, raporton “kleinezeitung.at”.

vjene-fotoPasi kosovari e ka goditur disa herë refugjatin më grusht në fytyrë, ai merr një thikë kuzhine dhe e kërcënon atë.

Sipas albinfo.ch, kosovari largohet nga lokali, por tuniziani e ndjek atë duke e rrëzuar për tokë dhe më pas e shqelmon edhe në fytyrë.

Kosovari mbetet i plagosur, ndërsa tuniziani thuhet se ka ikur nga vendi i ngjarjes menjehere. 43 vjeçari shqiptar banues në Klagenfurt dërgohet menjëherë në spitalin e këtij qyteti. Arsyet e përleshjes ende nuk janë bërë të ditura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura