Përleshje me armë në klubin e natës, 4 të plagosur. Mban nofkën “Italiani”, ky është i dyshuari i Policisë. Dalin detajet

Nov 9, 2019 | 14:09
SHPËRNDAJE

POLICIA-NATEN-768x433-708x400-1-696x373

Një përleshje me badigardët e një klubi nate në Prishtinë ka lënë 4 persona të plagosur, raportojnë mediat kosovare.

Astrit Mehmeti, 47-vjeç, i njohur me nofkën ‘Llepota’, dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri katër roje të klubit të natës mesnatën e së premtes.

Reporteri shkruan se Andi Pajaziti, mik dhe bashkëpunëtor i Astrit Mehmetit – ‘Llepotës’, dyshohet të ketë marrë pjesë në perleshje. Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”, shoqërohej bashkë me Astrit Mehmetin dhe Kushtrim Krasniqin të premten në mbrëmje.

Astrit Mehmeti, i cili është emër i njohur për Policinë e Kosovës, dyshohet ka hapur zjarr ndaj katër badigardeve të klubit të natës që ndodhet në qendër të Prishtinës, teksa ka qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti.

Të dy personat qe ishin shoqëruesit e tij, po ashtu, kanë qenë të armatosur.

Siç dëshmon një video e siguruar nga Insajderi, grupi i Astrit Mehmetit dhe rojet e sigurimit të lokalit kane perdorur armët në hyrje të klubit të natës. Brenda disa sekondave janë dëgjuar krisma, të cilat kanë krijuar panik tek qytetarët e pranishëm.

Kjo nuk është hera e parë që Astrit Mehmeti përfshihet në probleme në kryeqytet.

Rreth tre muaj më parë, Mehmeti ishte ndaluar nga Policia e Kosovës pasi dyshohej për nje tjeter ngjarje te rende në nje tjeter lokal nate në Prishtinë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar per Insajderin në gusht të këtij viti, disa ditë pas ngjarjes në lokalin e nates, se asnjë person nuk dyshohej për sulm në lokalin që ndodhet në rrugën Fehmi Agani në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Reporterin, duke bërë të ditur se katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se të dyshuarit janë identifikuar, mirëpo ende nuk janë kapur nga policia.

Pas këtij rasti personat e plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura