Përleshja me thika e leva në Gjykatë, rrëfimi: Po më mbesin fëmijët rrugëve, burri u vetëhelmua…

Jul 27, 2018 | 20:07
SHPËRNDAJE

Dy palë në konflikt janë përleshur me mjete të forta menjëherë pasi Gjykata e Apelit të Vlorës ka shpallur vendimin në favor të njërës palë.

Në sherr u përfshirën 10 persona dhe nga përdorimi i levave, thikave e shkopinjve, mbetën tre të plagosur. Shkak për konfliktin është bërë një gurore në Selenicë të Vlorës, që ka çuar në mosmarrëveshje mes biznesmenit Ylli Salla dhe banorit të zonës, Vendim Durmishaj.2-26

Gurorja aktualisht është në pronësi të biznesmenit nga Elbasani, ndërsa më parë ishte në bashkëpronësi me Durmishaj. Por, tashmë që bashkëpunimi mes tyre ka përfunduar, ata janë në konflikt për rrugën që të çon te kjo gurore.

Konflikti nisi që në ambientet e Gjykatës kur po zhvillohej seanca. Në fund, kur trupa gjykuese ka dhënë vendimin, palët janë përfshirë në konfrontim verbal e duke përfunduar në përleshje të përgjakshme në ambientet e jashtme të saj.

Bashkëshortja e Vendim Durmishit akuzon Gjykatën se ka marrë ryshfet nga biznesmeni Ylli Salla dhe për këtë arsye ka dhënë vendim në favor të këtij të fundit. Arlinda Durmishaj tregon se Salla, fillimisht, ishte bashkëpronar i gurores me bashkëshortin e saj. Por, më pas, përmes falsifikimit të dokumenteve, biznesmeni nga Elbasani mori të gjithë pronën në emrin e tij.

“Kam dy vite që bredh nëpër gjykata dhe nëpër polic,i sepse bashkëshorti im hapi një gurore në malin e Lepenicës dhe afroi një ortak nga Elbasani, Ylli Salla quhet. Bëri edhe dokumentacionin, të gjitha, ku ishte bashkëpronar i gurores. Por, çfarë bëri Ylli Salla, falsifikoi dokumentacionin dhe hoqi emrin e tim shoqi dhe lejen tani e ka në emrin e tij”, shprehet ajo.3d8ca196-6dc9-45c4-970f-f2825572ebe4

Më tej, Durmishi nënvizon se tashmë çështja për të cilën ishin në gjyq, ka të bëjë me rrugën që të çon në gurore, për të cilën thotë se bashkëshorti i saj ka paguar për ndërtimin e saj dhe nuk mund ta shfrytëzojë Salla për biznesin e tij, pa paguar më parë koston e rrugës.

“Kemi bëri një rrugë, ku kemi çarë malin e Lepenicës për të shkuar te gurorja dhe këtë rrugë e ka bërë im shoq me një firmë dhe sot Ylli Salla kërkon të kalojë në atë rrugë. Ne kërkojmë që të hedhë lekët dhe pastaj të kalojë në këtë rrugë. Në momentin që u fut në Gjykatë, dikush provokoi dhe nisi konflikti. Përse do të vazhdonte gjyqi kur ata po vriteshin? Gjykata ka marrë vendim në favor të tij që të kalojë në këtë rrugë. Kemi dy vite që kërkojmë drejtësi, por drejtësia blihet. Unë kërkoj drejtësi nga Gjykata, sepse Gjykata po jep drejtësi për ata që paguajnë, Gjykata merr ryshfet. Po më mbesin fëmijët rrugëve, burri kaloi në depresion, u vetëhelmua dhe ishte Zoti që ma riktheu në jetë”, përfundon Arlinda Durmishaj.5d1c5cfc-46c3-4383-90b7-3078d994592b

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura