Përleshen me Policinë për shembjen e murit, tre persona në pranga

Dec 2, 2016 | 23:01
SHPËRNDAJE

Tre persona kanë përfunduar në pranga, pasi qëlluan me mjete të forta punonjësit e policisë pas kundërshtimit të vendimit të IKMT-së për një mur pa leje.1460197066pranga-arrestimNgjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”, në rrugën “Faik Konica”, gjatë zbatimit të vendimit të I.K.M.T., Dega Tiranë, i datës 01.12.2016, për prishjen e një muri pa leje, në banesën e shtetasit Sokol Durma.

Por, nuk është lejuar zbatimi i vendimit dhe ka pasur një konfrontim midis punonjësve të policisë së rendit, të cilët ishin vendosur aty për mbarëvajtjen e zbatimit të vendimit dhe disa shtetasve të cilët janë kundra këtij vendimi.

Këta shtetas kanë filluar duke hedhur gurë dhe mjete të tjera të forta në drejtim të Policisë, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë disa punonjës policie.

Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të bërë të mundur normalizimin e situatës dhe janë kundërshtuar me forcë duke bërë rezistencë si dhe penguar punonjësit në kryerjen e detyrës.

Pas këtyre incidenteve, policia ka bërë arrestimin në flagrancë të Eni Spahiu , 26 vjeç, Noke Spahiu, 51 vjeç dhe Sokol Durma, 31 vjeç si dhe u procedua në gjendje të lirë Altin Durma, 35 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura