Perla e Dejvi Bregut, Skënderbeu triumfon në miqësore ndaj Trepça 89′

Jul 28, 2018 | 19:09
SHPËRNDAJE

Pas fitores 5-0 ndaj të rinjve, Skënderbeu ka arritur të triumfojë sërish në takimin miqësor të zhvilluar në Korçë, teksa përballë kishte Trepçan e Gugash Maganit.

37930894_1797733843597662_4994045512018558976_o

Ishte pikërisht Dejvi Bregu protagonisti kryesor në këtë sfidë, teksa në minutën e 22-të, realizoi me një gjuajtje të kalibruar nga goditja e dënimit.

Kjo ishte fitorja e tretë në total për korçarët, teksa më herët mposhtën Maliqin me rezultatin 2-0. Vlonjati Bregu pritet të jetë lideri i ri i Skënderbeut pas largimit të shumë titullarëve.

SKËNDERBEU-TREPÇA 89′ 1-0

Bregu 22′

FORMACIONET TITULLARE:

SKËNDERBEU: Teqja, Abazai, Sambou, Vangjeli, Aliti, Dita, Muzaka, Vila, Gripshi, Bregu, Oto Xhon.

TREPAÇA 89’: Beqiri, Piraj, Muja, Jashari, Cerkini, Gava, Basriu, Shoshi, Gucev, Velinov, Manaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura