Përkujtohet Masakra e Borovës, ambasadori Hoffman: Çdo gjermani i vjen turp për krimet e luftës

Jul 5, 2015 | 13:34
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffmann ka përkujtuar ditën e sotme Masakrën e Borovës. Duke marrë pjesë ceremoninë përkujtimore në Borovë, Hoffmann tha se ky është krimi më i madh që ka bërë ushtria naziste gjermane në Shqipëri.

Ambasadori Gjerman, Hellmut Hoffmann

“Sot kujtojmë krimin më të rëndë të ushtrisë gjermanë në Shqipëri. Është e domosdoshme që t’i kujtojmë ngjarje të tilla që të mos i përsërisim. Çdo gjerman ndjen turp për atë që ndodhi edhe pse nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë”, tha ambasadori.

Masakra e Borovës ndodhi më 6 korrik të vitit 1943, ku ushtria gjermane vrau 107 persona, mes tyre gra shtatzëna dhe fëmijë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura