Përkeqësohet administrimi në bashkitë e reja, pagat zënë 60% të shpenzimeve

May 25, 2016 | 18:35
SHPËRNDAJE

Kur qeveria jetëzoi reformën e re territoriale, pati si qëllim kryesor rritjen e miradministrimit ne shpenzimet e pushtetit lokal.

Përqendrimi në 62 njësi i më shumë se 370 njësive që ishin deri para zgjedhjeve lokale te 2015 sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave do të shkurtonte shpenzimet për pushtetin vendor me të paktën 30 për qind.

Ky kursim që do të vinte nga shkurtimi i kostove të personelit, të cilat do të rialokoheshin për shpenzimet kapitale po në njësitë vendore.

tabela web

shpenzimet pushteti lokal

Por ajo që ka ndodhur me financat e pushtetit vendor tre muajt e parë të vitit është krejt e kundërta. Shpenzimet e pushtetit vendor janë rritur me 1.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 5,7 miliardë lekë .

Nga ana tjetër brenda totalit të shpenzimeve në rritje, fondi i pagave ka pësuar fryrje të ndjeshme. Përgjatë tremujorit të parë shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore të pushtetit vendor arritën sa 62 për qind e krejt totalit të shpenzimeve. Në vitin 2013, pagat për administratën e pushtetit lokal zunë vetëm 40 për qind e totalit të shpenzimeve.

Shpenzimet kapitale kanë ardhur në ulje gjithashtu. Për tremujorin e parë ato ishin mbetem 730 milionë lekë ose 12 për qind totalit të shpenzimeve, teksa ky raport ka qenë më shumë se 20 për qind në tre vitet e kaluara.

Gjendja financiare e qeverive lokale Shqipërisë në fakt është përkeqësuar gjatë dekadës së fundit. Pas një përmirësimi ndërmjet viteve 2002 dhe 2009, financat e pushtetit vendor janë përkeqësuar gjatë pesë viteve të fundit dhe tani janë në nivele të barabarta me ato në fillim të procesit të decentralizimit. Kështu konsolidimi në pak njësi mund të përmirësojë efikasitetin dhe efektivitetin e shpenzimeve të pushtetit lokal, kjo nuk do të zgjidhë problemin e mungesës së fondeve.

Situata është rënduar edhe me tej pasi një procesi auditimi në bashkitë e reja ka zbuluar një borxh mbi 65 milionë euro i cili, është konsideruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si një rrzik i ri fiskal për financat publike.

MONITOR

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura