Përkeqësimi i situatës së pandemisë shtyn karnavalet më të famshme në botë, ja kur do të zhvillohen

Jan 23, 2022 | 7:02
SHPËRNDAJE

karnavaletKarnavalet më famshëm në Rio de Janeiro në Brazil, që duhej të mbaheshin në fund të shkurtit, u shtynë për gjysmën e dytë të prillit, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Brazil.

Kryetari i bashkisë së Rios, Eduardo Paes dhe kolegu i tij nga Sao Paulo, Ricardo Nunez, mbajtën një takim në të cilin diskutuan situatën aktuale epidemiologjike para karnavaleve tradicional.

Në një deklaratë pas takimit, Paes deklaroi se fillimi i kortezheve të karnavaleve është shtyrë për 21 prill.

Mediat lokale raportojnë se një vendim i tillë është marrë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Brazil. Karnavalet e Rios mbahet që nga viti 1929.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura