Përkeqësimi i kushteve të motit, pezullohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit

Nov 26, 2021 | 9:28
SHPËRNDAJE

Përkeqësimi i motit ka bërë që që të ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.

mot-i-keq

Ndërsa anijet pasagjere dhe të tjerat nuk kanë kufizimi.

Sipas njoftimit zyrtar nga Kapiteneria e Vlorës, përmirësimi i kushteve të motit dhe mundësia që mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit të dalin në det do të jetë pas datës 30 nëntor.

NJOFTIMI

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për ditët në vazhdim në datat 26, 27, 28, 29, 30.11.2021 në drejtimin Jug-JugLindje dhe JugJugPerëndim në forcën 4-5bft brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 10-15m/s deri në 7-8 bft / 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.50 metra.

ESHTE NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS. ANIJET PASAGJERE DHE ANIJET E TJERA NUK KANE KUFIZIME.

Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 30.11.2021 / 12:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura