Përjashtohet nga klasa pasi ishte flokëkuqe, ja si reagon vajza! (VIDEO)

Apr 17, 2015 | 12:49
SHPËRNDAJE


Një 17-vjeçare e cila do merrte pjesë në testimin e pjekurisë, është përjashtuar nga klasa pasi flokët e saj ishin shumë të kuqe, shkruan ‘Daily Telegraph’.

Emily Reaye e cila ka flokë natyrale të kuqe është akuzuar nga mësuesja e saj se ajo ka lyer flokët gjatë pushimve dhe se kjo ishte kundër rregullave të shkollës Trinity në Carlisle në Angli.

“E kam pasur këtë ngjyrë flokësh prej 3 vitesh, dhe ato bëhen më të kuqe nga dielli’-ka thënë vajza.

Shokët e klasës dhe të njohurit e saj e quajnë ‘ginger singer’, për ngjyrën e theksuar të flokëve dhe sepse ajo është një këngëtare e njohur në Youtube.

“Mësuesja nuk e pranonte faktin se unë kam flokë natyralë. Kur më ka nxjerrë përjashta isha e nevrikosur dhe kam qarë gati për disa orë”-ka treguar Emily.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura