Përjashtohen të afërmit e të rënëve të luftës italo-greke nga ceremonia fetare në Bularat

Jul 14, 2018 | 18:39
SHPËRNDAJE

Fshehurazi, është bërë rivarrimi i eshtrave të 100 ushtarëve të rënë në luftën italo-greke në periudhën 1940-1941 në varrezat ushtarëve grekë në Bularat, pa informuar të afërmit e tyre, të cilët kanë pritur 77 vjet për të nderuar njerëzit e tyre, shkruan gazeta “Protothema.gr” në artikullin e saj.

WhatsApp Image 2018-07-14 at 17.18.43 (2)

Siç ka denoncuar ish-ministri dhe deputeti George Sourlas, president shoqatës së të afërmeve të të rënëve në luftën italo-greke, këtë mëngjes janë transferuar në varrezat ushtarake të Bularatit, eshtrat e 100 ushtarëve grekë, të cilët ishin identifikuar në zonën e Këlcyrës për t’u varrosur.

WhatsApp Image 2018-07-14 at 17.18.43 (1)

Në meshën që u mbajt në prani të përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme, Punëve të Jashtme dhe Ambasadores së Greqisë në Tiranë Znj Eleni Sourani, nuk ishin të ftuar të merrnin pjesë të afërmit dhe pasardhësit e ushtarëve  të rënë, edhe pse është kërkuar me një kërkese me shkrim nga shoqata  dhe z.Sourlas.

WhatsApp Image 2018-07-14 at 17.18.43

“Në këtë ceremoni, e para që prej Marrëveshjes me Shqipërinë, e cila me këmbëngulje është pritur nga të afërmit  për 78 vjet, ata jo vetëm nuk janë ftuar si të tjerët, por Ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, nuk i përgjigjet një kërkese me shkrim të paraqitur nga shoqata që të jenë të pranishëm të paktën  anëtarë të Bordit të shoqatës. – Fëmijët e ushtarëve të rënë”, thotë z.Sourlas, duke iu referuar deklaratave aktuale të kryeministrit z.Alexi Tsipras nga Brukseli: ‘Kjo është “ceremonia e parë që përkujton ushtarët grekë të cilët janë të varrosur në tokën e Shqipërisë’, tha zoti ‘Tsipras nga  Brukseli, por pa të afërmit e tyre’. Ky veprim i trishtuar, është përveç incidenteve të tjera dhe sjellje e papranueshme ndaj të afërmeve të tyre dhe shoqatës, por ky nuk është moment i përshtatshëm për të bërë analiza të tilla”, tha ai.

WhatsApp Image 2018-07-14 at 17.18.42 (1)

Zhvarrosja ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke 1940-1941 filloi më 22.01.2018 – Pas përfundimit të Marrëveshjes  Greqi – Shqipëri- dhe do të vazhdojë dhe në pjesë të tjera të territorit.

WhatsApp Image 2018-07-14 at 17.18.42

Sipas një njoftimi të “Shoqatës fëmijët, të afërmit dhe miqtë  e ushtarëve që vdiqën në 1940 – 1941”, “shoqata do të vazhdojë përpjekjet deri në përfundimin e plotë të këtij procesi humanitar. Familjet do të bëjnë detyrën e tyre, së shpejti në një ceremoni të veçantë me modestinë e nevojshme, e cila gjithashtu rrjedh nga dhimbja e të dashurve të tyre. Sa për ata që duan të injorojnë të afërmit e të vrarëve, ne shpresojmë se së shpejti ata do të kuptojnë se ky është një detyrim moral  dhe është i  pahijshëm përjashtimi nga ceremonitë fetare. Ata e kuptojnë se kjo çështje nuk është e përshtatshme për përfitime  personale, veçanërisht nga disa që së fundmi kuptuan që ekziston edhe kjo çështje  dhe tani krenohem me arritjet e tyre”.

WhatsApp Image 2018-07-14 at 17.18.01

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura