Përjashtohen nga policia 7 efektivë, ishin pezulluar pas arratisjes së Stresit nga komisariati

Mar 25, 2015 | 10:15
SHPËRNDAJE

TIRANË- Përjashtohen nga radhët e Policisë së Shtetit 7 efektivë, të vendosur në masë pezullimi pas arratisjes së këngëtarit me nofkën Stresi nga komisariati i policisë në Tiranë, ku u shoqërua pasi u kap në timon, nderkohe qe kishte konsumuar alkool mbi normat e lejuara per te qene ne drejtimin e mjetit.   

Foto nga Komisariati i Policise numer 3 ne Tirane, vendi nga ku u arratis Stresi

Vendimi i formës së prerë është marrë sot nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, e cila ka dhënë masa ndëshkuese për 7 efektivë dhe për 7 të tjerë ka vendosur përjashtimin.

Mësohet se 5 prej të përjashtuarve janë efektivë të komisariatit numër 2 të Tiranës dhe dy të tjerët janë nga komisariati numër 3.

Kengetari Arkimed Luashaj, alias Stresi, u ndalua ne fillim te muajit shkurt dhe u shoqerua në ambientet e Komisariatit Nr.3.

Per kete ngjarje u ndaluan 9 efektivet qe u moren me shoqerimin e tij, nderkohe qe me pas gjykata i la te lire.  

Arratisja nga komisariati 

Diten qe u arratis ne menyre spektakolare nga komisariati, efektivet e Policisë e kanë nxjerrë 27-vjeçarin nga qelia ku mbahej dhe kryen disa veprime hetimore ndaj tij, si marrja në pyetje dhe plotësimi i dokumentacionit, që i është bashkëlidhur dosjes që do të dërgohej në Prokurori.

Gjatë këtyre veprimeve, Arkimed Lushaj është nxjerrë nga qelia ku mbahej për t’u dërguar në zyrën e oficerëve që po hetonin çështjen ndaj tij.

Në një moment, teksa ndodhej në korridorin e katit të dytë të komisariatit, Stresi ka shfrytëzuar faktin se ka qenë pa pranga në duar dhe është arratisur. Ai ka dalë nga dritarja për t’u hedhur në një çati poshtë saj dhe më pas ka rënë në oborrin e komisariatit.

Duke shfrytëzuar portën e hapur, Arkimed Lushaj ka dalë në rrugën “Mine Peza” dhe brenda pak minutash ka arritur të largohet pa lënë asnjë gjurmë. Policia e Tiranës tha se ka bërë shpalljen në kërkim të këngëtarit me akuzën e “largimit nga vendi i detyrueshëm i qëndrimit” dhe “drejtim të mjetit pa patentë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura