“Përjashtohem se mbështes Blushin? Fatin se kam të lidhur me politikën”

Feb 2, 2016 | 15:40
SHPËRNDAJE


Mimoza Hafizi flet per Blushin by gazeta-panorama

UPDATE/ Deputetja e qarkut të Shkodrës Mimoza Hafizi duket se nuk trembet nëse përjashtohet nga PS, pasi ka deklaruar mbështetjen e saj publike për platformën e Ben Blushit në garë kundër kryetarit të partisë Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Hafizi deklaroi se jetën e saj nuk e ka të lidhur pazgjidhshmërisht me politikën, pasi ajo është e angazhuar edhe në jetën universitare si pedagoge, por apeloi se nëse nuk thuhen hapur gjërat që mendojnë, vendi ynë nuk ecën përpara.

“Fatin tim personal s’e kam lidhur me jetën politike, i besoj kauzës dhe lirisë sime për t’i thënë gjërat hapur. Po s’folëm të gjithë bashkarisht gjërat nuk ndryshojnë në Shqipëri. Edhe po të kishte rrezik ja vlen të ndërmarrësh një rrezik nëse beson tek kauza jote”,- tha Hafizi e cila deklaroi se mbështetjen për Blushin e ka disktuuar me shumë kolegë dhe ata s’kanë qenë dakort.

Ajo tha se do kërkojë që në rendin e ditës në Kongres të futet edhe neni i zgjedhjeve të keryetarit të partisë.

Nëse do ketë deputetë të tjerë që do mbështesin Blushin, Hafizi tha: Besoj se do ketë, por gjithësecili ka të drejtë të shprehet vetë.

Deputetja e Shkodrës Mimoza Hafizi mbështet platformën e Ben Blushit

Deputetja e Shkodrës, Mimoza Hafizi është e para që flet publikisht në mbështetje të Blushit dhe të nevojës për zgjedhje brenda partisë. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo shpreh mbështetjen e saj për kërkesën e Ben Blushit, që të ketë zgjedhje në Partinë Socialiste.

“ I kam ofruar mbështjetje në rrugëtimin dhe platformën për Kongresin e ardhshëm të Partisë”, shkruan Hafizi.

Mandati i kryetarit të PS ka shkaktuar shumë debate e përplasje brenda PS. Ben Blushi dhe Gramoz Ruçi debatuan dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist për mandatin e kryetarit të PSsë, ndërsa Edi Rama nuk ka ndërhyrë.

hafizi rama

Edhe pse Blushi i është drejtuar kreut të PS-së, i cili ishte prezent në mbledhjen e djeshme, duke i kërkuar hapjen e garës në kongres, ku kandidatët të prezantojnë platformat e tyre, ai e ka marrë përgjigjen nga Gramoz Ruçi dhe askush tjetër nga deputetët dhe ministrat nuk është përfshirë në debatin mes tyre.

Si drejtues i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi i ka kujtuar deputetit socialist se kreu i PS-së është konfirmuar dy herë me fitoren e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre vendore në 2015-n dhe kongresi do të jetë vetëm një konfirmim i mandatit të tij. Ruçi i është referuar modelit laburist se kur partia fiton zgjedhjet, automatikisht konfirmohet edhe mandati i kryetarit.

Por Blushi vetë dje pas mbledhjes së grupit e ka quajtur mandat të grabitur atë të Ramës në krye të PS.

Deklarata e plotë e deputetes socialiste në Facebook:

Miq të nderuar!
I bashkohem kolegut tim Ben BLUSHI në kërkesën për respektimin dhe zbatimin e statutit të Partisë Socialiste e normave themelore të qënies bashkë në këtë grupim të madh politik. I kam ofruar mbështjetje në rrugëtimin dhe platformën për Kongresin e ardhshëm të Partisë.
Do mundohem të përcjell në këtë dokument dhe në aspiratat tona për të ardhmen e partisë ku bëjmë pjesë, të gjithë përvojën e punës sime shumëvjeçare me strukturat socialiste të Tiranës e Shkodrës, zërin kritik të socialistëve shkodranë, analizat e përgjegjshmërisë qeverisëse deri në nivel bazë dhe reflektimet për një frymë të re bashkëpunimi e respekti.
Mirëpres çdo sugjerim, besoj që kauza e një partie të madhe nuk i përket vetëm antarëve të saj, por çdo qytetari.

Deklarata e Mimoza Hafizit
Deklarata e Mimoza Hafizit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura