Përjashtimi nga skema ekonomike, Rama publikon fotot: cila nga këto shtëpi e meriton

Feb 25, 2018 | 21:46
SHPËRNDAJE

Pas debatit të ngrituri nga opozita për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të qindra familjeve ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama.

28168624_10155597519131523_3186206577098253825_n

Rama ka publikuar në një postim në rrjetin social facebook foton e dy shtëpive ku kërkon nga ndjekësit të bëjnë krahasimet.

Postimi i plotë:

Lart vila e K.S në Bulqizë që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe poshtë shtëpia e Z.J po në Bulqizë që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, K.S është përjashtuar dhe Z.J është përfshirë në skemë.

Fotot tregojnë qartë se cila nga kto dy familje është në nevojë.

Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura