Përjashtimi nga Kuvendi, Berisha zgjedh të heshtë, por reagon i biri

May 28, 2016 | 8:34
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha është përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit ditën e sotme, për shkelje të etikës dhe rregullores së Parlamentit, pasi akuzoi kryeministrin Rama se është kriminel dhe ka ndryshuar emrin për të fshehur krimet në Spanjë.

SHkelzeniByroja e Kuvendit mori parasysh kërkesën e PS-së dhe e përjashtoi atë me 10 ditë. Ndërkohë, për këtë çështje, vetë Berisha nuk ka reaguar ende.

Teksa ai e kalon në heshtje përjashtimin, ka reaguar për këtë çështje i biri, Shkëlzeni. Ky i fundit ka falënderuar në FB me ironi Byronë për vendimin dhe ka akuzuar kryeministrin Rama se ka kriminalizuar Parlamentin.

REAGIMI

Faleminderit !

Rama u ka dhene mandat dhe ka mbushur parlamentin me kriminele qe sot gjykohen per vrasje, (Mark Frroku- Belgjike), deputete te denuar si trafikante femrash (Arben Ndoka – Itali), deputete qe kane plagosur qytetare brenda komisariatit te policise (Armando Prenga – Shqiperi), por perjashton nga parlamenti per cenim te etikes parlamentare njeriun qe i permend se cfare ka bere.

Pra etiken parlamentare nuk e cenojne vrasesit ne parlament por denoncuesi i tyre. Personalisht e falenderoj pasi cdo dite e kaluar brenda nje parlamenti si ky, te turperon, pavaresisht se kush je e ke perfaqeson.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura