Përjashtimi i Nokës/ Paralajmëron Edi Paloka: Loja e Ramës për t’i mbyllur gojën opozitës do të ketë pasoja të rënda

Oct 12, 2017 | 20:38
SHPËRNDAJE

Byroja e Kuvendit ka marrë vendim për deputetin e Partisë Demokratike Flamur Noka, për bllokim të foltores në Kuvend dhe për fyerje të kreut të Parlamentit Gramoz Ruçi. Ajo ka vendosur masën e përjashtimit për 10 ditë të deputetit demokrat.

palokaaaaa

Ndërkohë pas vendimit në një dalje për mediat ka folur kreu i grupit Palamentar të PD-së, Edi Paloka.

“Argumentat që u dhanë këtu do ti kishin zili edhe ata të byrësë së Enver Hoxhës. U tah që çfarë do të thoshte deputeti Flamur Noka, për procedurë. Paragjykohej se edhe çfarë do të kërkonte deputeti për procedurë. Thuhej po mirë ç’ rëndësi ka nëse e merrte fjalën 10 minuta para apo 10 minuta më mbrapa,” tha Paloka.

Gjithashtu kreu i grupit të PD-së tha se kjo situatë nuk është hera e parë por është e treta e përsëritur.

“Rregullorja e thotë qartazi, kur e kërkon fjalën për procedurë fjala jepet menjëherë, dhe fjala nga Zoti Noka është kërkuar sepse kemi pasur një akt skandaloz të përsëritur, i cili e ka pranuar edhe para jush se ka folur shpesh herë… Ka bërë rrugaçin” ka thënë kreu i grupit të PD-së.

E ndërsa për masat e marra nga Partia Demokratike për këtë vendim Paloka shprehet:

“Me cinizëm Ruçi tha se keni të drejtën të krijoni një mocion mosbesimi për kryetarin dhe vazhdojmë. Kjo ishte procedura sipas tyre.”

I pyetur nëse PD do ta ndërmerrte një nismë të tillë, Paloka u përgjigj:

“Për një Parlament ku votohet për të shkelur ligjin me karton, për të shkelur rregulloren ç’ kuptim ka. Sigurisht ne do të marrim masat tona. Ta harrojë kushdo se do ti mbyllin gojën opozitës.

Ne do të jemi aty për të mbrojtur të drejtat tona. Hap pas hapi do të shihni që kjo lojë e Ramës për ti mbyllur gojën opozitës deri më sot ka sjellë 2 seanca të mbyllura. Një parlament që nuk funksionon. Por të jeni të bindur se pasojat do të jenë më të rënda.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura