Përjashtimi i gazetarëve nga punimet e Kuvendit, PD: Ruçi të tërheqë vendimin! Edhe BE e tha fjalën e vet kundër pengimit të tyre

Jun 10, 2021 | 14:34
SHPËRNDAJE

Vokshi protesta gazetareveDeputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi që të tërhiqet nga vendimi i Byrosë për të mos lejuar gazetarët në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.

Albana Vokshi si ish-kryetare e Komisionit të Medias, shprehet se gazetarët u treguan kurajozë duke protestuar, po ashtu dhe Bashkimi Europian e tha fjalën e saj kundër pengimit të gazetarëve.

“Gazetarët e thanë fjalën e tyre. Kurajozë dhe me integritet, gazetarët e ngritën zërin kundër censurës së Parlamentit dhe kundër izolimit të tyre.

Edhe BE e tha fjalën e vet kundër pengimit të gazetarëve për të raportuar lirshëm në Kuvendin e Shqipërisë. Një falenderim edhe për qendrimin e ambasadores së Francës pro lirisë se medias dhe kundër censures shtetërore.

Tani i takon Kuvendit të Shqipërisë të tërhiqet. Vendimi i paligjshëm, antikushtetues dhe antidemokratik që pengon gazetarët të bëjnë punën e tyre në Kuvend duhet të zhbëhet. Ky është një vendim politik, i marrë nga Byroja e Kuvendit, e cila drejtohet nga Granoz Ruçi dhe jo nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Si I tillë, në vend të justifikimeve, Gramoz Ruçi duhet të kërkojë ndjesë publikisht dhe të tërheqë pa vonesë vendimin e gabuar!

Kufizimi i lirisë së medias në një vend që pritet të hapë negociatat me BE është po aq i papranueshëm sa vjedhja e votës!”, thekson Vokshi.

BE kritikon Kuvendin për përjashtimin e gazetarëve/ Reagimi i Ambasadës: Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve

Gazetarët jashtë Komisioneve Parlamenetare/ Ambasadorja e Francës pro qëndrimit të delegacionit të BE: Të mbështesim lirinë e shtypit

“Për të ardhur keq që…”/ BE reagon për përjashtimin e gazetarëve nga Komisionet Parlamentare: Prania e medias, tipar i rëndësishëm i demokracisë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura