Përjashtimi i Fatos Tushes nga PS, reagon Basha: Mund të bësh koka turku bedelët e tu, por shqiptarët e dinë se peshku qelbet nga koka

Jul 9, 2021 | 13:25
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të premten ka reaguar në lidhje me përjashtimin e kryebashkiakut të Lushnjës nga Partia Socialiste, duke theksuar se kryeministri mund të lajë duart me një kryebashkiak të korruptuar, por shqiptarët e dinë mjaft mirë se peshku qelbet nga koka.

rama basha

Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha thekson se “mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka”.

edi rama

Në mbledhjen me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama është treguar i prerë lidhur me shkarkimin e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe.

Rama tha se ai do të shkarkohet dhe do të përjashtohet nga PS.

Ndër të tjera kryeministri u shpreh se korrupsioni rryshfeti, bakshishi nuk kanë ngjyrë politike, janë llumi me të cilin duhet dhe do të përballemi për të vazhduar të reformojmë Shqipërinë.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/