PERJASHTIMI I DOSHIT/ Fatmir Xhafaj, Ramës: Je i pari që duhet të reflektosh pas kësaj situate të krijuar

Mar 3, 2015 | 20:38
SHPËRNDAJE

Nuk kanë qenë vetëm Tom Doshi dhe Ben Blushi të vendosur përballë Edi Ramës në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar.

Kryeministri Rama dhe kreu i Komisionit te Ligjeve, Fatmir Xhafaj

Kritik në qëndrimin e tij ishte edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.

Burime të gazetës “Panorama” thanë se në mbledhjen me dyer të mbyllura Xhafaj e ka quajtur takimin e djeshëm si një ndër mbledhjet më të rënda për klimën e krijuar.

“Mendoj se kjo mbledhje, që do të mbahet mend si një nga mbledhjet më të rënda për klimën e krijuar dhe ato që u artikuluan, duhet të na shërbejë si një moment reflektimi për problematikat”, mësohet të jetë shprehur Xhafaj gjatë debatit në grup pas largimit të Doshit.  

Në të njëjtën kohë ai ka kërkuar që kryeministri duhet të jetë i pari që duhet të reflektojë pas kësaj situate të krijuar.

“Kjo duhet të na krijojë një vizion tjetër se si duhet të bashkëpunojë më mirë Grupi Parlamentar me kabinetin qeverisës. i pari person që duhet të reflektojë është Kryeministri dhe më pas ne kolegjialisht dhe individualisht”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura