Përjashtimi i Berishës, PD vendos të bojkotojë për 10 ditë Kuvendin

Apr 25, 2016 | 12:20
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka vendosur te bojkotoje per 10 dite Kuvendin. Vendimi ka ardhur pas perjashtimit te ish kryeministrit Sali Berisha.

Ish Kryeministri, Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare3

Pak ditë më parë Byroja e Kuvendit vendosi të përjashtojë me 10 ditë Berishën pas thirrjes që shqiptarët të pajisen me armë për shkak se vendin po e drejton një grup kriminelësh.

“Panorama” mesoi se gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nuk ka votuar. “Unë nuk po marr pjesë në votim”, mësohet të ketë thënë Meta, ndërkohë që nga PD-ja votoi kundër vetëm Edmond Spaho.

Demokratët janë përfaqësuar vetëm nga nënkryetari Edmond Spaho, i cili ka kërkuar që të anulohet vendimi për përjashtimin e Berishës, duke shtuar se në këtë mënyrë maxhoranca po prish konsensusin.

Taulant Balla te enjten tha në një prononcim për mediat se “një grup prej më shumë se 7 deputetë të PS-së që gjendeshin në sallë gjatë fjalës së deputetit Sali Ram Berisha kanë depozituar tashmë një kërkesë drejtuar Byrosë së Kuvendit me qëllim mbledhjen e saj brenda 48 orëve. Është një moment i trishtë në karrierën politike të një politikani që të pajisen me armë civilët. Është shumë e papranueshme që një parti politike si PD-ja, në një vend anëtar të NATO-s të bëjë thirrje të tilla. Shqiptarët janë kundër armatosjes”.

Sipas tij “këtu kemi të bëjmë me një vepër të pastër penale. Thirrja për dhunë dhe për armatosje janë vepra penale. Ligji në Shqipëri sot ndalon thirrjet për pajisje me armë apo rrëzimin e qeverisë me dhunë. Nuk ka nevojë për kallëzim nga ana jonë në Prokurori për aq kohë sa ju mediat bëni një punë të lavdërueshme. Prokuroria vetë mund të fillojë hetim për këto thirrje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura