Përjashtimi i Berishës, Basha: Rama dhe Meta po i mbyllin derën opozitës

May 28, 2016 | 10:11
SHPËRNDAJE

Përjashtimin e Berishës me 10 ditë nga Kuvendi, kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka quajtur shenjë të krizës së rëndë ku gjendet Rama me të tijtë. Sipas tij, kjo nuk është manovër për t’i mbyllur gojën opozitës, por manovër e Ramës e Metër për t’i mbyllur derën opozitës.

Basha-Berisha

Postimi i Bashës

Përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga parlamenti me 10 ditë, është shenjë e krizës së rëndë ku gjendet Edi Rama me të tijtë.

Kjo krize ka arritur në nivelin ku nuk përballojnë më debat, nuk kanë argumenta, kapen në flagrancë nga faktet e dëshmitë që provojnë krimin dhe korrupsionin e tyre dhe ju ka mbetur te tregojnë vetem kartonat në byro.

Njekohesisht kjo eshte edhe nje kujtese e peshtire e dy standarteve te kesaj mazhorance te kalbur ne krime vese dhe korrupsion. Nga njëra anë nderohet vulgu i vulgut, Sadri Abazi që i thotë kundërshtarit të pres veshin, nga ana tjetër dënohet denoncuesi i të keqes, i aferave tronditëse, Sali Berisha.
Kjo nuk behet për ti mbyllur gojën opozitës, sepse kanë dështuar në mënyrë të përsëritur me këto metoda byroiste.

Kjo është manovër e Edi Ramës dhe Ilir Metës për t’i mbyllur derën opozitës. Për ti mbyllur derën në parlament, në tryezat ku ajo duhet të jetë e pranishme.
Për ti mbyllur derën në reformën e drejtësisë, në reformën zgjedhore.

Por gabim i bëjnë llogaritë. Opozita, Partia Demokratike nuk mbetet jashtë. Ajo është çdo ditë me shqiptarët dhe në krah të tyre, se bash aty është parlamenti i vërtetë, aty nisin dhe merren vendimet e mëdha.

Duke lënë opozitën dhe demokratët jashtë një salle, jashtë një tryeze, Edi Rama dhe Ilir Meta vetëm sa thellojnë izolimin dhe pershpejtojne renien e tyre te pashmangshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura