Perisiç futet në histori me Kroacinë, 32-vjeçari bëhet futbollisti i parë që…

Jun 18, 2021 | 23:50
SHPËRNDAJE

Ivan Perisiç është bërë futbollisti i parë në historinë e kombëtares së Kroacisë, që shënon gol në katër turne të mëdha.

Perisic Kroacia

Anësori i Interit gjeti rrugën e rrjetës, me një diagonale mjaft të bukur brenda zonës. Ky ishte goli i tij i parë në Euro 2020, por edhe historik.

32-vjeçari tani numëron 29 gola në 103 ndeshje për Kroacinë, teksa më herët ka gjetur rrugën e rrjetës në Kupën e Botës 2014, Euro 2016, Kupën e Botës 2018 dhe tani Euro 2020.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura