Përhapja e koronavirusit/ Sllovenia merr vendim edhe për shqiptarët: Nga nesër do të…

Jun 24, 2020 | 21:00
SHPËRNDAJE

Të gjithë ata shqiptarë që hyjnë një Slloveni një pikë tranzite tokësore për në Evropën Perëndimore do të duhet të qëndrojnë në karantinë dyjavore. Qeveria në Lubjanë vendosi sot të hiqte nga lista e vendeve të sigurta të Covid-19, katër shtete përfshirë Shqipërinë.

Slovenia-land-border-800x450

Kufizimet e reja për të katër vendet zbatohen nga e enjtja, tha zëdhënësi i qeverisë Jelko Kacin para gazetarëve pas seancës së sotme të qeverisë.

Vendimi vjen pasi Sllovenia ka parë një rritje të rasteve të reja të koronavirusit të importuar nga jashtë, kryesisht nga rajoni i ish-Jugosllavisë.

Kacin tha se Mali i Zi dhe Shqipëria hiqen nga “lista e gjelbër” e vendeve epidemiologjike të sigurta nga të cilat hyrja në Slloveni është pa kufizime.

Shqipëria dhe Portugalia po zhvendosen në listën e kuqe të vendeve nga të cilat hyrja në Slloveni nënkupton një karantinë 14-ditore, përveç disa përjashtimeve.

Lista e kuqe përfshin vendet që regjistruan më shumë se 40 infeksione të reja ditore për 100,000 banorë për dy javët e fundit.

Qeveria mori vendimet pasi u njoh me vlerësimin e situatës epidemiologjike në BE dhe shtetet rreth i hartuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura