Përhapja e koronavirusit/ Shefja e sëmundjeve infektive: Çfarë synon strategjia vjeshtë-dimër

Aug 17, 2020 | 20:30
SHPËRNDAJE

Shefja e Departamentit të Epidemioligjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Prof.Silva Bino, gjatë prezantimit të strategjisë për periudhën vjeshtë dimër ka deklaruar se kjo strategji do të sigurojë kryerjen e testimit për të gjithë personat që do të kenë nevojë.

silva bino

Bino thekson se me strategjinë e re do të ketë përmirësim në disa drejtime, forcimi i kapaciteteve dhe teknologjisë, forcimi i procesit të plotë të testimit dhe në drejtim të përmirësimit të shkëmbimit të të dhënave laboratorike.

Qëllimi i kësaj strategjie është që struktura jonë Kombëtare do të jetë e tille që të sigurojë që çdo person i cili ka nevojë për të kryer një test për qëllim të diagnozës dhe parandalimit do ta kryejë atë në kohë reale. Kur themi përmirësim dhe teknologji të reja, themi përmirësim të të gjitha kapaciteteve dhe teknologjisë në drejtim të ekstratimit, në drejtim të procesit të testimi të plotë, në drejtim të informatizimit dhe përmirësimit të shkëmbimit të të dhënave laboratorike dhe në drejtim të futjes së testeve të reja që lidhem me testet e shpejta të cilat zbatohen në drejtim të tamponit, teste të shpejta në drejtim të identifikimin te antigenit si dhe ne drejtim të teknologjive si përshembull testimi i njëkohshëm për virusin e Gripit dhe virusin COVID pasi po përgatitemi për situatën e dimrit“, tha Bino.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura