Përhapja e koronavirusit/ Manastirliu: Shmangni grumbullimet. Flet edhe për shkollat

Nov 10, 2020 | 22:29
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News24, teksa fliste për domosdoshmëinë e mbajtjes së maskave, këshilloi se për mbrojtje më të mirë, duhet ruajtur edhe distanca si dhe higjiena.

manastirliu per viktimat

Sokol Balla: Nuk shihni rrezik tek kafenetë që u lanë hapur?

Manastirliu: Në kafe duhet ruajtur distance, pse jo edhe të eleminohet kafja kur është e mundur. Shmangni mbledhejt famljare. Përvec maskës duhet të ruhet distance dhe higjiena

Sokol Balla: Çfarë do të bëjmë me shkollën?

Manastirliu: Kur morëm këtë vendim që ishte politik, por i bazuar në studimin e ekspertëve të ISHP, e bazuar tek të dhënat e Qendrës Europiane të Sëmundjeve Infektive nxorën botime se pse shkollat apo tansemtueshmëria në shkolla nuk sjell një përhapje të lartë të virusit. Sipas ISHP grupmosha e fëmijëve nuk ka pasur rritje të madhe, pra, shkolla nuk është risk i madh nëse qëndron hapur.

Sokol Balla: Po, por janë infektuar mësues, ka edhe prindër që ngulin këmbë që fëmijët e tyre asimptomatikë të vijojnë mësimin. Ndaj them duhen shtuar kontrollet në shkolla.

Manastirliu: Kontrollet janë të vazhdueshme. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se i kemi hapur, por jo pa protokolle, ruajnë distancën, ka turne, maskë, higjienë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura