Përhapja e COVID-19/ MSH zbulon gjendjen e pacientëve të prekur në dy spitalet: 20 në terapi intensive dhe…

Aug 7, 2020 | 16:14
SHPËRNDAJE

Infektivi-pacientët-koronavusi (8)Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se në dy spitalet COVID po trajtohen aktualisht 122 pacientë të konfirmuar si të prekur me koronavirus.

Sipas të dhënave zyrtare, në terapi intensive po trajtohej aktualisht 20 pacientë, ndërkohë që 3 prej tyre janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur sot se një pacient 58 vjeçar nga Tirana nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19, ndërkohë që në gjithë vendin janë regjistruar 135 raste të reja.

“Rreth 1600 mjekë familjeje në të gjithë vendin po ndjekin personat aktivë me Covid19 në që janë në banesë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton qytetarët se: Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ në fuqi. Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit”, thekson Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (7 Gusht 2020)

Testime totale 44881
Raste pozitive 6151
Raste të shëruara 3227
Raste Aktive 2735

Humbje jete 189 (Qarku Tiranë 91, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1558

Durrës 348
Shkodër 231
Vlorë 98
Fier 90
Kukës 94
Korçë 85
Lezhë 80
Elbasan 45
Berat 44
Dibër 33
Gjirokastër 29

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura