Lazarati/ Përgjoheshin prej muajsh nga Prokuroria, vëllezërit Aliko përdoren 17-vjeçarin si karrem, kurth për policinë

Jun 26, 2015 | 22:09
SHPËRNDAJE

Vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko janë personat kryesorë të dyshuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lazarat ku mbeti i vrarë oficeri i forcave speciale RENEA, Ibrahim Basha.

Ndonëse zyrtarisht Prokuroria thotë se hetimet vazhdojnë, pritet që ditën e sotme, organi i akuzës t’i drejtohet gjykatës për caktimin e masës së sigurisë në mungesë ndaj dy të dyshuarve.

Aksioni i policise ne Lazarat

Dyshimet janë se ngjarja ka të bëjë me kontrollet e shpeshta e të befasishme që policia ka bërë në banesën e Arbjon Alikos, person në kërkim. “Grupi i hetimit ende nuk ka konkluduar se cili ka qenë personi që ka qëlluar policin e vrarë, por nga hetimet dhe provat e mbledhura deri tani, ka rezultuar se ka dyshime për organizimin e ngjarjes nga shtetasit Arbjon e Alban Aliko dhe persona të tjerë bashkëpunëtorë të tyre”, thanë burimet nga hetimi.

Sipas tyre, hetimet e deritanishme janë të bazuara në prova të gjetura gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes në Lazarat, por edhe mbi bazën e përgjimeve që u janë bërë shtetasve Arbjon e Alban Aliko. Shtetasi Arbjon Aliko, në datën 17 qershor 2015, ishte dërguar në gjyq në mungesë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Arbjon Aliko ndodhet në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në listën e 16 personave që kanë kundërshtuar policinë në operacionin e ndërhyrjes së vitit 2014 në Lazarat. Po kështu, sipas kërkesës së Prokurorisë për gjykimin e Arbjon Alikos, rezulton se është kapur me një sasi të madhe armësh e municioni.

KURTHI PËR POLICINË
Duke qenë i shpallur në kërkim që prej datës 17 qershor 2014, Arbjon Aliko mësohet se ka qenë gjithnjë në objektiv dhe në vëmendje të Policisë dhe Prokurorisë. “Arbjon Aliko ka qenë në përgjim prej disa muajsh. Nga përgjimet që i janë bërë është mësuar se ai ka pasur komunikime me shtetasin 17-vjeçar Xhulio Malo”, thanë burimet nga hetimi. 

Lajmin e plote nga Trazhgim Sokolaj e lexoni sot ne “Panorama” print  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura