“Përgjithmonë me ty”- Mami i Fiori Dardhës shtrohet në spital, moderatorja prek me fjalët: Mos bëj foto se më kanë rënë flokët dhe …

Sep 28, 2020 | 12:35
SHPËRNDAJE

Mami i moderatores së njohur, Fiori Dardhës është shtruar në spital.

Ajo bëri të ditur vetë lajmin në rrjetet sociale, por nuk zbuloi çfarë diagnoze ka.

Moderatorja ndau me ndjekësit një foto me mamin në ambientet e spitalit teksa e puthte në faqe dhe i dedikoi fjalët më të ëmbla ndërsa kujtoi momentet kur e ëma kujdesej për të.

“Në adoleshencën time u sëmura një herë shumë rëndë dhe m’u desh të qëndroja rreth 1 muaj në spital.

Mami im qëndroi pranë meje ditë e natë. Nuk do e harroj kurrë se si kërrusej në një karrige për të dremitur pak çaste gjatë natës dhe ashtu e mpirë, brofte menjëherë në këmbë sapo dëgjonte hapat e infermieres që vinte për të më ndërruar serumin,”- shkroi ajo.

Teksa rrëfeu edhe historinë e fotos që ndau me ndjekësit, moderatorja i premtoi nënës së saj se do të jetë gjithmonë pranë saj.

Postimi i plotë:

Në adoleshencën time u sëmura një herë shumë rëndë dhe m’u desh të qëndroja rreth 1 muaj në spital.

Mami im qëndroi pranë meje ditë e natë. Nuk do e harroj kurrë se si kërrusej në një karrige për të dremitur pak çaste gjatë natës dhe ashtu e mpirë, brofte menjëherë në këmbë sapo dëgjonte hapat e infermieres që vinte për të më ndërruar serumin.

Ime më nuk e shprehu asnjëherë lodhjen, nuk u ankua kurrë, harroi veten për të më qëndruar mua pranë.

Kur rastiste të largohej për pak minuta nga dhoma ime, sepse i duhej të psoniste, ose të mbaronte ndonjë punë, pritja për mua ishte sfilitëse. Qëndroja me kokën e kthyer drejt derës dhe numëroja minutat…
Kur ndodhte që “vonohej” më shumë se zakonisht, nëpër faqe më rridhnin lot të nxehtë dëshpërimi.

… dhe pastaj vinte ai momenti kur ime më shfaqej në derë!

Zemra më rrihte fort dhe sytë shkëlqenin nga gëzimi.

Mami ishte siguria ime! Ishte forca ime!

_________________________

Sot, është mami e shtruar në një dhomë spitali dhe unë shoh të njëjtin shkëlqim (si i imi dikur) në sytë e saj kur më sheh tek dera.

Sot, jam unë forca dhe siguria e saj!

AJO është përherë shembull i sakrificës së një prindi për fëmijët e saj!

Përgjithmonë me ty, mam’! ❤

P.S: “Mos më bëj foto, se më kanë rënë flokët dhe nuk është ndonjë pamje e bukur për t’u memorizuar” – më tha tek tentoja t’i rrëmbeja një buzëqeshje.

Mami im nuk e kupton që në sytë e mi është më e bukura në bote! ?

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura