Rama e thotë përfundimisht: Ministri i Brendshëm…

May 16, 2018 | 18:45
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama e ka thënë prerë sot nga mbledhja e grupit parlamentar te PS-se se Ministri i Brendshëm, nuk duhet të përgjigjet, jo ligjërisht, por as moralisht.

“Një udhëheqës e një parti nuk matet me një individ brenda llojit që mund të gabojë apo që mund të bëjë edhe krime, por matet me se si reagon ndaj gabimeve dhe veprimeve të tyre të papranueshme. Integriteti moral i një shumice nuk matet me një individ nën akuzë, por me mënyrën se si pozicionohet në raport me ta. 100 herë po ti ktheheshim kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Tahirit do të mbanim të njëjtin të njëjtin qëndrim dhe unë do të mbaja të njëjtin fjalim”- tha Rama.

Sipas Rames, “Akuzat nuk vijnë nga organet e drejtësisë, por as mund të neglizhohen, si shumë e për lumë, por as mund të lihen me sqarimet e radhës, se në majën e thikës së tyre qëndron një material konkret që dikush duhet të përgjigjet jo me fjalë por me burg. Pse sot që flasim MB nuk duhet të përgjigjet, as moralisht”- theksoi ai.

Rama ka marre me radhe faktet, qe nga “rizbulimi i dënimit të formës së prerë në Itali, për të cilin nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Italia për ekstradim, pavarësisht llogjeve të kazanit, teorive të revolucionarëve që kërkojnë drejtësinë”.

“Përgjimi i vëllait të Xhafajt”, Rama tregon çfarë ka vendosur: Kam kërkuar që…

Një maskaradë për destabilizim e ka quajtur kryeministri Edi Rama gjithë sa po ndodh me reagimin, denoncimet dhe kërkesat e opozitës, për cështjen Xhafaj. Nga grupi i PS, Rama ka theksuar prere se ‘Maskarada meriton përgjigje të qartë edhe në rrafshin e ndëshkimit penal”.

rama per macron

“Paralelisht me kërkesën për hetim imediat nga prokuroria të materialit audio të opozitës unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare ekspertizën shkencore të materialit dhe kam vënë në lëvizje burimet zyrtare për mbledhjen e informacionit nga agjencitë partnere për cdo indice të mundshme lidhur me vëllanë e MB”- tha Rama.

Rama per akuzat e opozites 

Ja sot na del edhe që drejtuesi i reformës dhe Ministri i Brendshem na qenka kryetari i familjes së dytë mafioze në Ballkan, pas meje dhe familjes sime.

Ministri i Brendshem paska fshehur prej 6 vjetësh dënimin me burg të vëllait në Itali për një vepër të kryer 15 vjet më parë dhe ky sekret mafioz u zbulua nga opozita jonë, por u shpërnda në faqet e FB të kryeministrave të vendeve anëtare të BE.

MB paska qenë diversant i krimit në krye të reformës ku qenka infiltruar për një nen me qëllim moseekstradimin e vëllait, lavdi zotit që shqiptarët kanë opozitën.

MB nuk qenka vetëm fshehësi i dënimit të vëllait, dokument që gjendet online prej 6 vitesh dhe as injektues i fshehtë i nenit për të mbrojtur vëllanë, hataja që ka gjetur punët e brendshme është ku e ku më e madhe, se MB qenka kreu i një organizate kriminale i trafikut të drogës, ku vëllai u kap në veprim e sipër, me një bashkëpunëtor X. Kjo provë ulëritëse, mori dhënë në mediat tona dhe jo vetem, edhe në kanalet e lobimit për të çelur negociata.

Kjo është një maskaradë destabilizuese, e vënë në skenë për ti thënë Evropës se ky është  vend ku Ministria e Brendshme është organizata mëmë e trafikut dhe për tu thënë shqiptarëve se sa të jetë Rama në qeveri MB nuk mund të jenë tjetër sesa eksponentë të krimit global.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura