Përgjimi/ “I fut një dilit, pse do kisha belanë unë”, biseda e hoxhës me burrin e nuses që vrau vjehrrën

Mar 18, 2018 | 12:45
SHPËRNDAJE

ERALD DELIU/ Sipas dosjes hetimore, Marjana Cmeta, gjashtë ditë pas kryerjes së krimit, helmimit te vjehrres se saj, ka shkuar tek i vetëquajturi hoxhë, Hysen Shehu, dhe ka rrëfyer krimin tronditës.

 

oltion-lami-693x445

 

Hysen Shehu e ka filmuar me një kamerë dhe biseda mes të dyve ka zgjatur 72 minuta. Ai më pas ka lajmëruar djalin e viktimës, Oltion Lamin për rrëfimin, por pa besuar se vrasja kishte ndodhur vërtet.

Ky i fundit kishte shkuar në Prokurori pas raportit mjekoligjor për Lirie Lamin, që përcaktoi se ajo ishte vrarë. Nga përgjimet që ka kryer Prokuroria e Krimeve të Rënda, është edhe kjo bisedë mes të vetëquajturit hoxhë dhe Oltion Lamit, pasi i shoqi i viktimës e kishte parë videon.

Në një moment, Hysen Shehu thotë se ai mund edhe ta fshinte videon për të mos u hyrë “belave të tjera”.

Hysen Shehu: Le t’i djegë (Për Agim Lamin). Çfarë kam tregu, s’kam tregu asgjë. Aq sa di ti, as shumë e as pak. Atë e di unë, i fut një dilit (fshirje të videos). Pse do kisha belanë unë? Babi yt kur e pa, shkon dhe e quan fakt të kry atje.

Oltion Lami: Pse e ka pa babi, e ka pa videon krejt?

Hysen Shehu: Po.

Oltion Lami: Me kë ka qenë?

Hysen Shehu: Ka qenë me këpucarin, me Benin (Arben Saliu), kupton?

Oltion Lami:

Po.

RRËFIMI

Nusja 21-vjeçare, e cila është arrestuar për vrasjen e vjehrrës së saj, Lirie Lamit, ka rrëfyer tek i vetëquajturi hoxhë, Hysen Shehu, të gjithë mekanizimin e ngjarjes. Pesë ditë pas vrasjes së vjehrrës, vajza 21- vjeçare kishte makthe dhe kërkonte të çlirohej prej tyre. Ajo ka shkuar tek i vetëquajturi hoxhë, Hysen Shehu, i cili ishte i njohur i familjes Lami. Herën e parë, Shehu e ka përcjellë vajzën duke i thënë se nuk ishte gati ta dëgjonte, pasi mësoi për vrasjen.

Ai më pas, ka marrë një kamerë dhe herën e dytë ka filmuar gjithçka. Burime brenda Prokurorisë së Krimeve të Rënda thonë për “Panorama” se vajza ka folur rreth 72 minuta me hoxhën për krimin e bërë. Ajo ka treguar se me vjehrrën ka pasur shumë konflikte kur jetonin bashkë.

Më pas, Lirie Lami me bashkëshortin vendosën të zhvendoseshin në banesën e vjetër për të sheshuar konfliktet. Marjana Cmeta ka thënë në rrëfimin tronditës për Shehun se ka dashur gjithnjë t’i sheshojë konfliktet me vjehrrën, por nuk ka mundur dot. Ajo ka qenë e frikësuar se mos bashkëshorti i saj do të kërkonte divorc dhe mendoi të vepronte.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura