Përgjimet/ Tahiri “kërkon” largimin e Presidentit pas reagimit të Interforce

May 19, 2016 | 17:51
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur në Parlament ditën e sotme pas reagimit të Interforcës, e cila konfirmoi se pajisja e shumëpërfolur nuk është përgjuese dhe se është nën zotërimin e tyre.


Tahiri flet per Presidentin dhe pergjimet ne… by gazeta-panorama

Ministri Tahiri kërkoi në një farë mënyrë largimin e Presidentit të Republikës, i cili sipas tij nxiti të gjithë debatin në bazë të thashethemeve.

“Kush do t’i dalë nën mbrojtje të Presidentit të Republikës tashmë se është në pikë të hallit? Që tha se është cenuar siguria kombëtare në bazë të thashethemeve? Unë sot mendova se ai do të kërkonte falje.

Unë kam një pyetje për Parlamentin. Kush e shpëton ende Presidentin e Republikës, kur doli dhe nxori alarmin se Policia përgjon në mënyrë të paligjshme? Çfarë lloj Presidenti është ky që flet me thashetheme dhe ngre një Shqipëri të tërë?”, tha Tahiri.

Teksa ministri fliste, deputetë të PD-së nisën të përgjigjeshin nga vendi duke ia ndërprerë disa herë fjalën. Është dashur ndërhyrja e kreut të Kuvendit që situata të qetësohej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura