Përgjimet, Tahiri: Ja fakti që firmosi Nishani për pajisjen

May 17, 2016 | 14:00
SHPËRNDAJE
Në kulmin e debatit politik për çështjen e përgjimeve, Ministria e Brendshme ka publikuar sot pjesë nga marrëveshja për trajnimet me Italinë, që sipas saj, u firmos nga ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe, sot kreu u Shtetit, Bujar Nishani.
Ministria e Brendshme publikon dokumentin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, që mban datën 19 qershor  2007, për luftën kundër kriminalitetit.
Sipas MB, në nenin 5 të marrëveshjes përcaktohet shkëmbimi i eksperiencave dhe kurset e trajnimit. Kjo po zbatohet aktualisht me pajisjen teknike, në trajnimin që po kryen policia shqiptare.
“Kjo pajisje është për trajnimin e oficerëve të policisë dhe është një pajisje e ligjshme që përdoret në bazë të një marrëveshjeje me policinë italiane, të firmosur në vitin 2007 nga ish-ministri Nishani, aktualisht President i vendit”, tha Tahiri për mediat.
Faksimilet e marrëveshjes publikuar sot nga Tahiri 
1
2
3

Tahiri: “Pajisja” përgjuese, pretekst për të anashkaluar reformën në drejtësi

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar edhe sot për debatin e madh të ekzistencës së një pajisje përgjuese të paautorizuar në mjediset e Policisë.

Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me arrestimin e Emiljano Shullazit dhe kercenimet ndaj kandidatit per rektor ne Universitetin e Tiranes, Mynyr Koni./r/n/r/nInterior Minister Saimir Tahiri, speaks during a parliamentary session.

Tahiri shkruan në “Facebook” se “me pretekstin e “përgjimit” nuk e anashkalojnë dot as reformën në drejtësi, as luftën kundër pandëshkueshmërisë”, duke iu referuar opozitës.

Në këtë prizëm, Tahiri kërkon të thotë se shqetësimi i opozitës bëhet për të anashkaluar reformën në drejtësi.

Ai sqaroi dje se pajisja në fjalë është sjellë nga partnerët italianë dhe nuk mund të përgjojë, por vetëm të identifikojë numrat celularë në një zonë të caktuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura