Përgjimet që fundosën gjyqtarin Hoxha”, biznesmeni: ‘Pasdite takoj atë floririn tënd’

May 6, 2016 | 12:25
SHPËRNDAJE

Prokuroria ka përdorur si provë përgjimet e bëra, që fundosën gjyqtarin e Tiranës, Ibrahim Hoxha, arrestuar për marrje ryshfeti në këmbim të një vendimi gjyqësor për pronën e biznesmenit që dha paratë.

Gjyqtari Hoxha
Gjyqtari Hoxha

Sipas përgjimeve, sekser nuk ka qenë vetëm shoku i gjyqtarit, i lënë po dje në arrest me burg, por edhe djali i gjyqtarit, gjithashtu në burg me afat 30 ditë.

Gazeta ”Shqiptarja.com” zbardh përgjimet e prokurorisë, ku duket qartë se mes gjyqtarit Ibrahim Hoxha, shokut të tij ish-polic në Berat Novruz Gajda dhe Dritan Jazexhiu ka një sërë takimesh të njëpasnjëshme, ku qëllimi i vetëm është marrja e lekëve në këmbim të dhënies së vendimit pro Jazexhiut dhe kundër motrës së tij.

“…nga mbasditja takoj atë floririn tënd (djalin e gjyqtarit) dhe pastaj takohemi bashkë, mirë vëllaçko…”, kjo është vetëm një nga bisedat e shumta që janë kryer deri në momentin e dorëzimit të parave.

Sipas akuzës, i pari që është vënë në përgjim nga prokuroria ka qënë shtetasi Novruz Gajda, që siç ka rezultuar nga këto përgjime thirej si “Noke” dhe “Dajë”.

Rezulton se në këmbim të dhënies së një vendimi në favor të shtetasit Dritan Jazexhiu, një ditë përpara shpalljes së vendimit, gjyqtari Ibrahim Hoxha ka rënë dakord me ndërmjetësin Novrus Gajda, që të merrte shumën 600.000 lekë, duke kërkuar që t’i dorëzoheshin djalit të tij, me qëllim që të fshinte gjurmët e krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura