Përgjimet/ “Personat që u morën me pajisjen, pa certifikatë sigurie”

Jun 11, 2016 | 7:30
SHPËRNDAJE

TIRANE – Prokuroria ka konstatuar se personat që janë marrë me pajisjen e përgjimit të ardhur nga Italia nuk kanë qenë të pajisur me certifikatë sigurie.

pergjimi-GSM_monitor

Sipas ligjit, certifikata jepet nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar në Kryeministri, por duket se kjo zyrë nuk ishte informuar fare për ardhjen e pajisjes në vendin tonë.

Referuar ligjeve në fuqi, Prokuroria thotë se “Policia e Shtetit duhej të ishte konsultuar paraprakisht për përdorimin e kësaj pajisjeje me Prokurorin e Përgjithshëm si autoriteti qendror dhe i vetëm i përgjimit dhe me Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në mënyrë që qëndrimi i kësaj pajisjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë të kishte përkufizim ligjor dhe transparent për qëllimet e përdorimit dhe mundësitë teknike të saj.

Sipas Prokurorisë, kreu i Policisë, Haki Çako, pretendon në formë konsekuente se aparatura nuk është përdorur në asnjë moment nga shtetas shqiptar, por nga këqyrja e librit të hyrje-daljeve në F.P.O. dhe nga pyetja e specialistëve të mbajtjes së librit, rezulton se të paktën në dy raste automjeti ka qenë në posedim të shtetasit shqiptar Entiol Xhelilaj i vetëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura